Skip to content
Të Gjitha

U plagos te “Komuna e Parisit”, 49-vjeçari humb jetën tek Trauma (Emri)

· 2 min lexim

Ditën e sotme, u raportuan të shtëna me armë zjarri në një lokal në Tiranë.

Bëhet me dije se për pasojë u plagos 49-vjeçari Edmond Papaj.  Fatkqësisht, Papaj nuk mundur ti mbijetojë plagëve të marra dha ka ndërruar jetë tek Spitali i Traumës.

“Rreth orës 16.30, në rrugën “Fadil Bodinaku”, në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin E. P., 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 16.30, në rrugën “Fadil Bodinaku”, në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin E. P., 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.  Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.