Dy ditë më parë në Lushnjë, kishte shpërthime në një kapanon në ndërtim humbën jetën dy persona dhe u plagosën 7 të tjerë, zbardhen detaje nga gjendja shëndetësore e deputetit të PS-së, Bujar Çela.
Deputeti i PS-së ishte mes të plagosurve, nga shpërthimi në këtë subjekt që ishte në pronësi të tij.
Bëhet me dije se Çela ndodhet në spitalin e Traumës, në gjendje të mirë shëndetësore. Ai iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale ditën e premte, menjëherë pas shpërthimit në kapanon.
Sakaq, në kujdes intensiv është i plagosuri Sokol Lumi, ndërsa të tjerët janë në gjendje të mirë. Kujtojmë se babë e bir humbën jetën nga shpërthimi, Roland dhe Elidon Hoxha.