Skip to content
Kronikë

U plagos me armë zjarri në Lushnjë, kush është 44-vjeçari (Detaje)

· 2 min lexim

Plagosje me armë zjarri në Lushnjë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stacionit të trenit. Nga të shtënat mësohet se ka mbetur i plagosur 44-vjeçari Kujtim Mema.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën, teksa i plagosuri është transportuar në spital. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një lokal shërbimesh.

44-vjeçari ka qenë duke kaluar në atë zonë dhe nuk mendohet se ka qenë shënjestra e atentatit, duke ngritur dyshime se cili është personi që kërkohej që të eliminohej, ndërsa zbulohen detaje të reja edhe lidhur me autorin. Deri më tani nga kamerat e sigurisë në zonë është zbuluar se personi që ka qëlluar ndaj 44-vjeçarit lëvizte më këmbë dhe ka qenë i vetëm, e ka qëlluar disa herë, jo në drejtim të 44-vjeçarit.

Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me atentatin ku i plagosur ka mbetur Kujtim Mema. 44-vjeçari ka marrë dy plumba në bark dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Lushnjes, Mema është nisur me urgjencë për në Tiranë, pasi i rrezikohet jeta.

Informacion paraprak
Sot rreth orës 16:15, në afërsi të stacionit të trenit, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi K. M., 44 vjeç, banues në Saravë, Lushnjë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës me qëllim kapjen e autorit.