Skip to content
Bota

U përplasën me makinën e policisë, 2 shqiptarë nën akuzë për tentativë vrasje

· 1 min lexim

Një 28 dhe një 50 vjeçar janë arrestuar nga policia belge, pasi ishin shpallur në kërkim për një aksident me një makinë policie më herët. 2 shqiptarët janë arrestuar në Tervuren të Belgjikës dhe sipas mediave belge ato akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë. Të dy ndodheshin në makinën e cila u përplas me automjetin e policisë.

Përplasja ndodhi në Chaussée de Bruxelles në Crainhem efektivët e policisë ishin duke zhvilluar një ndërhyrje si pjesë e një hetimi në vazhdim.

Pas aksidentit, policia ka qëlluar drejt tyre me dy të shtëna. Automjeti që po ikte dhe dy nga pasagjerët e tij u kapën më pas pranë Tervurenit.

Një shqiptar i tretë u arratis, tha një zëdhënëse e prokurorisë, ndërsa gjatë operacionit u mobilizua edhe një helikopter i policisë.