Skip to content
Të Gjitha

U përplas për vdekje nga makina, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në aksin rrugor Mamurras-Milot pranë fshatit Gjormë.

Sipas të dhënave paraprake, një makinë ka përplasur një motoçikletë.

Për pasojë, drejtuesi i motoçikletës, Zef Ndoka, 50 vjeç, ka ndërruar jetë.

Mësohet se Ndoka po kalonte nga njëra anë e autostradës në tjetrën, kur është përplasur nga makina.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.