Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në aksin rrugor Mamurras-Milot pranë fshatit Gjormë.
Sipas të dhënave paraprake, një makinë ka përplasur një motoçikletë.
Për pasojë, drejtuesi i motoçikletës, Zef Ndoka, 50 vjeç, ka ndërruar jetë.
Mësohet se Ndoka po kalonte nga njëra anë e autostradës në tjetrën, kur është përplasur nga makina.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.