Skip to content
Kryesore

U përplas nga një automjet, humb jetën drejtuesi i motorit

· 1 min lexim

Ka ndërruar jetë 47-vjeçari, i cili u përfshi në një aksident rrugor të hënën në fshatin Alijaj, Shkodër.

Ai po udhëtonte me motomjet kur u përplas nga një automjet i drejtuar nga një 60-vjeçar.

Si pasojë e plagëve të marra, 47-vjeçari humbi jetën në spital në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e automjetit, S. P., dhe ka dërguar materialet në

Prokurorinë e Shkodrës për veprime të mëtejshme.