Skip to content
Të Gjitha

U përplas nga makina në Tiranë, i mituri dërgohet në spital

· 1 min lexim

Një i mitur është përplasur nga makina ditën e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Aksidenti është regjistruar rreth orës 12:45, shkruan “Balkanweb”.

Mësohet se drejtuese e mjetit ishte shtetasja R.A.

Ndërkohë i mituri me iniciale K.L. u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesja e mjetit do të shoqërohet në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.