U përplas nga eskavatori, punëtori dërgohet me urgjencë në spital

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një punëtor në Gjirokastër është përplasur nga eskavatori.

Sipas raportimeve të para, bëhet fjalë për shtetasin, Latif Gaba.

Ky i fundit ndodhej në vendin e punës, në momentin e aksidentit, te “Ura e Kardhiqit”.

Ai u dërgua menjëherë në spitalin rajonal, “Omer Nishani”.

Mësohet se punëtori ka marrë dëmtime në pjesë e legenit.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Shpërndaje
Share.

Komento