Skip to content
Rajoni

U përplas me një makinë, ndërron jetë 40-vjeçari shqiptar në Greqi

· 1 min lexim

Një shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Greqi, por ngjarja u bë me dije sot.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:30 në kryqëzimin e Papagou dhe Paul Mela në zonën e Sindos në Selanikun perëndimor.

Ai ka qenë duke drejtuar një motoçikletë dhe u përplas me një makinë.

Si pasojë, ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mjeti tjetër drejtohej nga një 21-vjeçar grek.

Bëhet me dije se viktima ka qenë 40 vjeç.

Nga ana tjetër, identiteti i tij nuk është zbuluar ende.

Shërbimet policiore të Selanikut janë duke hetuar rreth shkaqeve të ngjarjes.