Skip to content
Të Gjitha

U përjashtua për 15 vite nga sistemi i drejtësisë/ Gjyqtarja Fullani merr ‘grushtin nën brez’ edhe nga KPA-ja

· 2 min lexim

Komisioni i Pavarur i Apelimi ka vendosur sot që të lërë në fuqi vendimin e KPA-së, për përjashtimin nga radhët e sistemit të drejtësisë të Arjana Fullanit.

Kjo e fundit ankimoi vendimin e datës 23 korrik të 2019, për përjashtimin e saj për 15 vite nga sistemi i drejtësisë, gjë që u hodh poshtë.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat, ku sipas KPA-së, në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit për Vetting-un, Fullani ishte gjyqtare ndërsa vendimi i KPK është i drejtë dhe duhet të lihet në fuqi.

Ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani, kishte kërkuar nga KPA-ja të mos i hiqej statusi i magjistrates për 15 vite, siç ka vendosur KPK-ja.

Në vitin 2019, Arjana Fullani kërkoi ndërprerje të procesit të Vetting-ut të saj pasi i kishte mbaruar statusi i anëtares së Gjykatës së Lartë dhe refuzoi të shkonte në gjykatë të Apelit. Pra ajo u dorëhoq nga çdo post në sistemin e drejtësisë.

Komisioni, në vendimin e korrikut 2019, vendosi ndërprerjen e procesit dhe humbjen e të drejtës për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vjet, me argumentin se gjyqtarja në fjalë ishte bashkëshortja e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, dhe se ajo kishte dhënë dorëheqjen nga statusi i gjyqtares.

Fullani argumentoi se ajo ka dhënë dorëheqjen para se të niste procesi i Vetting-ut dhe kështu nuk duhet të penalizohet nga parashikimi i mësipërm.

/Burimi: BW/ GazetaReforma.com/