Skip to content
Të Gjitha

U përfol se çështja e tij do pushohej. Prokuroria përfundon hetimet dhe merr vendimin për Agim Kajmakun

· 1 min lexim

Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, është në kërkim, pasi u arratis pas urdhërit të Prokurorisë.

Kajmaku u shkarkua nga KQZ më 1 nëntor pasi shkeli ligjin e dekriminalizimit duke fshehur një dënim në Greqi.

Ky rast u denoncua nga Partia Demokratike.

Fillimisht, ai i mohoi akuzat e opozitës, duke thënë se nuk ishte arrestuar asnjëherë.

Mirëpo, pas konfirmimit nga Prokuroria, ai publikoi vendimin e Gjykatës së Janinës, që e shpallte atë të pafajshëm, duke thënë se nuk e ka ditur për dënimin në vendin fqinj.

Para zhvillimit të seancës më 13 janar u përfol se gjyqtari Kujtim Vranici mund të ndryshonte masën e sigurisë nga ‘arrest në burg’ në ‘detyrim paraqitje’.

Mirëpo, gjatë seancës, ndryshe nga se u parashikua, Kajmaku u shpall në kërkim nga Interpoli.

Në seancën e sotme Prokuroria e Tiranës ka deklaruar se ka përfunduar hetimet për ish-kreun e Bashkisë së Vorës dhe tashmë çështja e tij do shkojë për gjykim.

Sipas Prokurorisë, Kajmaku akuzohet për tre verpa penale: “Flasifikim i dokumenteve”, “Shpërdorim detyre” dhe “Kryerje e funksioneve pas dhënies fund të detyrës”.

Në mungesë të Kajmakut, akuzat i janë komunikuar avokatit të tij.