Skip to content
Kronikë

U pa i qeshur dhe i pa shqetësuar, zbardhet dëshmia e Azgan Mërnicës

· 1 min lexim

Mbrëmjen e djeshme pas negociatave me familjarët është dorëzuar në polici Azgan Mërnica, autori i vrasjes së efektivit të Shqiponjave, Novruz Cenalia.

Mërnica ka deklaruar në polici kur u mor në pyetje nga grupi hetimor: “Kam debatuar pak sekonda, e pashë që futi dorën për të nxjerrë pistoletën. E nxora pistoletën dhe e qëllova një herë. Pistoleta i ra nga dora tek këmbët. Mora makinën ku ishte dhe mamaja brenda dhe ika”.

Autori është marrë me makinë tek familja e tij nga negociatori. Pasi janë larguar nga familja, rrugës kane takuar forcat RENEA dhe ua kanë dorëzuar atyre.