U nisën me gomone në det të hapur, shpëtohen nga mbytja 3 të rinjë në Vlorë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tre të rinjë janë shpëtuar ditën e sotme nga policia kufitare dhe roja bregdetare pasi  kanë rrezikuar të mbyeten.

Mësohet se tre të rinjte janë futur në deti e Vlorës me gomone, por më pas i ka zënë stuhia dhe kanë rrezikuar mbytjen. Policia dhe roja bregdetare arriti ti shpëtonte pas 5 orësh në plazhin e Lukovës.

Ndërkohë kujtojmë se mëngjesin e sotëm është mbytur në afërsi të Gjirit të Jalit një peshkarexhë, në të cilën ndodheshin Robert Rama 50 vjeç, bashkë me gruan dhe djalin e tij.Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë treguar për peshkarexhën e ka zënë stuhia dhe si pasojë është mbytur gruaja.

Më herët, Policia bëri thirrje që pushesit të mos dalin në det, pasi vendi ynë është “pushtuar” nga motit i keq dhe me shi. Po kështu, për të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese, Policia ka kërkuar që të mos dalin në det me mjetet e tyre lundruese deri në qetësimin e motit.

Shpërndaje
Share.

Komento