U nda nga jeta 6 vite më parë, miku i Sokol Olldashit publikon videon e rrallë të ish-deputetit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme mbushen plot 6 vite nga aksidenti tragjik që i mori jetën ish-deputetit demokrat, Sokol Olldashit.

Ky i fundit humbi jetën si pasojë e një aksidenti me makinë, teksa po udhëtonte nga Elbasani drejt Tiranës.

Miku i tij, Çim Rexha ka shpërndarë ditën e sotme një video të rrallë të Olldashit, duke luajtuar me kitarë.

Përtej politikës, Olldashi shpalos edhe talentin në muzikë.

Sokol Olldashi ka qenë një nga studentët e dhjetorit të 90’.

Ai e nisi karrierën si gazetar dhe kryeredaktor i gazetës “Albania”.

Gjithashtu Olldashi ka qenë 4 herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë, ku për herë të parë u zgjodh në vitin 2011.

Mandatin e dytë ai e fitoi katër vite më vonë në Shijak dhe asokohe ai u emrërua në krye të Ministrisë së Brendshme, post të cilin e mbajti nga 2005-2007.

Gjatë kësaj kohe ai kandidoi edhe për kryetar bashkie në Tiranë, por e humbi garën përballë Edi Ramës.

Më pas ai mori postin e Ministrit të Transporteve dhe Punëve Publike, të cilin e mbajti deri në shtator të 2013-ës.

Më 23 qershor, pas dorëheqjes së Sali Berishës, Olldashi kandidoi përballë Bashës për kreun e PD, por e humbi garën.

Shpërndaje
Share.

Komento