Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

U lanë në harresë? Covid-19 bën namin dhe te fëmijët

10:55 19/02/2021
Reading Time: 2 min lexim

Ndryshimi i natyrës së sjelljes së virusit ndaj fëmijëve dhe shifrat e fundit të infektimeve në vend, na bëjnë të ngrem dyshime në efektshmërinë e masave anticovid të vendosura për fëmijët.

Shumë shtete në botë po vazhdojnë të përballen me rritjen e numrit të infektuarve me koronavirusin e ri. Në bazë të disa studimeve, në mesin e të prekurve, rezulton dhe një  përqindje e fëmijëve nën moshën 18 vjeçare.

Edhe pse sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nuk ka ende dëshmi se fëmijët mund të jenë bartës kryesor të virusit, shumë studime kanë treguar se fëmijët mund të infektohen dhe nëse ata nuk kanë simptoma dhe  mund ta përccojnw lehtë virusin tek të rriturit.

Që nga përhapja e pandemisë në botë, fëmijët në shumë shtete janë ndaluar të ndjekin aktivitete e tyre ditore. Por në Shqipëri ka ndodhur e kundërta.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, deri më tani ka vendosur zhvillimin e mësimit online për shkollat e mesme dhe Universitetet, duke “harruar” tu japi vëmendjen e duhur shkollave 9 vjeçare në vend.

Referuar dhe shifrave të fundit të infektimeve në grupmoshat e vogla, krijohet nevoja emergjente për të kthyer vëmendjen e instatncave shtetërore pikërisht në moshat nën 12 vjeç, të cilat në Shqipëri nuk janë të detyruara të mbajnë maskën.

Deri më tani në vend rezultojnë 2 mijë fëmijë, ku 8 prej tyre janë të shtruar në repartin Covid në pediatri. 2 ndodhen në terapi intensive, por nuk janë të intubuar. Fëmijët e prekur nga virusi janë nga bebe në muajt e parë të jetës deri në moshën 12-vjeç.

Sipas udhëzimeve të OBSH dhe UNICEF, të gjithë fëmijët mbi 12 janë të detyruar në mbajtjen e maskës, por përjashtim bëhet për ato vende ku infektimet janë të larta dhe zonat që paraqiten të rrezikshme.

Një grup ekspertësh thanë se fëmijët deri në moshën pesë vjeç duhet të jenë nën mbikëqyrje të vazhdueshme nëse mbajnë maska, pra ekziston mundësia e mbajtjes së tyre.

Të ndodhur në këtë situatë kritike, ndoshta në Shqipëri është e nevojshme rishikimi i masave për fëmijët nën 12 vjeç, referuar dhe shifrave të fundit të infektimeve në gjithë vendin, ku kemi arritur rekord me 1200 persona të infektuar thuajse çdo ditë, shifra këto që tregojnë qartë rrezikshmërinë që paraqesim si vend.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur
Aktualitet

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Në mes të protestave qytetare dhe klimës së tensionuar politike në vend, Parlamenti vijon axhendën e tij sikur jashtë dyerve...

12:49 19/06/2026
Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri
Aktualitet

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën, ku pas më shumë se dy javësh kërkime...

10:55 19/06/2026
Para

Vrasja e Shkëlzen Kastratit në Fier/ Policia identifikon autorët, ja kush janë 4 të dyshuarit

Lajmet e fundit

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

12:49 19/06/2026
Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English