Skip to content
Të Gjitha

U la i lirë nga Gjykata/ Prokuroria apelon vendimin për Ervin Matën

· 1 min lexim

Gjykata e Tiranës vendosi ta lërë të lirë biznesmenin Ervin Mata i përfshirë në vrasjen në ish-Bllok më 4 tetor, pasi ky u vëtëdorëzua në polici, por Prokuroria nuk pajtohet me këtë vendim.

Organi i akuzës ka apeluar sot vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “detyrim paraqitje në “arrest me burg”.

Kujtojmë se vrasja që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit në lokalin Metropol në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, përkatësisht në Bllok.

Në këtë ngjarje mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, ndërsa u plagos Ervis Martinaj së bashku me Elion Haton.

Për ngjarjen vijon të qëndrojë në burg biznesmeni tjetër Ervis Martinaj, i cili nga ekzaminimi i telefonit celular rezultoi se kishte organizuar njerëz të armatosur për përleshjen në bllok ndërsa Geldo Hoti, Ajaks Boshnjaku, Redi Popesku, Fabiol Alushi u lanë të lirë pas arrestimit. I lirë u la edhe Eljo Hato, i plagosur bashkë me Martinajn.