U kthyen për rishikim nga Meta, këto janë ndryshimet që hyjnë në fuqi nga 8 tetori

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pasi u kthyen  për rishikim nga presidenti Ilir Meta, më në fund ndryshimet në kodin penal janë botuar në fletoren zyrtare dhe do të hyjnë në fuqi më 8 tetor.

Disa prej ndryshimeve ligjore janë të reja, ndërsa disa të tjerë ashpërsime dënimesh të mëparshme.

Masa do të ketë për neglizhencën në trajtimin mjekësor.

Nëse vdekja vërtetohet se ka ardhur nga neglizhenca, do të dënohet me burgim deri në dy vjet.

Ndërhyrja në jetën private nëpërmjet regjistrimit të fjalëve apo figurave dhe publikimi i tyre do të dënohet me dy vite burg.

Në rastet kur bëhet fjalë për minorenë, dënimi shkon deri në 3 vjet.

Gjithashtu shkelja e të drejtave të autorit dënohet me gjobë dhe deri në burgim me dy vjet në rast përsëritje.

Një nga reformat më të diskutueshme, ajo e lojëërave të fatit, do të sanksionohet me burg nga një deri në 3 vjet.

Ndërsa nëse në lojë marrin pjesë persona nën 18 vjeç, dënimi do të shkohë deri në 5 vjet.

Ndërhyrjet në kodin penal kanë prekur edhe mjedisin, ku nëse konstatohet ndotja e ujit apo tokës, nëpërmjet depozitimit të materialeve, personi përgjegjës do të dënohet me burg deri në 3 vjet.

Ndërkohë nëse nga ndotja dëmtohet ekosistemi, apo plagoset lehtë ndokush, dënimi ashpërsohet deri në 7 apo 10 vjet.

Përsa i përket mbetjeve, nëse nga menaxhimi apo transportimi i keq ndotet ajri, personi përgjegjës do të dënohet me gjobë deri në 5 vjet burg.

Nëse do të ketë dëmtime në shëndetin e njerëzve, apo do të çojë deri në vdekjen e tyre, dënimi do të rritet në 10-15 vjet burg.

Sanksione do të ketë edhe për aktivitetet me lëndë të rrezikshme.

Nëse nga përdorimi i tyre do të dëmtohet bimësia apo njerëzit, personi përgjegjës do të dënohet me 5, 8 apo 10 vite burg, në varësi të shkallës së dëmit.

Edhe dëmtimi i florës apo faunës, si dhe transport i specieve të mbrojtura, do të dënohet me burg, nga 3 deri në 7 vjet.

Si një nga shtetet që ka ratifikuar marrëveshjet për reduktimin e ndotjes në mjedis, Shqipëria do të dënojë edhe personat që prodhojnë apo eksportojnë substancat ozonholluese.

Vëmendje në legjislacionin e ri i është kushtuar edhe kafshëve , ku mosvendosja e maskës, brakstisja apo vrasja e tyre do të dënohen nga gjobë deri në 5 vjet burg.

Gjithashtu keqtrajtimi apo ndeshjet midis kafshëve do të dënohet me gjobë deri në 6 muaj burg.

Punonjësit e shërbimit publik, si mjekët e spitalit, apo polici do të jenë më të mbrojtur, pasi me legjislacionin e ri, dhuna për shkak të detyrës sanksionohet me burg nga 1 deri në 5 vjet.

Veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive kanë marrë gjithashtu vëmendje, pasi kush godet sportistët, arbitrat apo trajnerët, si dhe hedh sende të forta në fushë, do të dënohet nga 1 deri në 5 vjet.

Edhe për prishësit e qetësisë publike do të ketë ndëshkime nga gjobë deri në 2 vjet burgim në rast përsëritje.

Masat për ato që mbajnë armë pa leje, apo mjete luftarake,  do të ashpërsohen duke filluar nga 5 deri në 7 vjet burg.

Në aspektin e sigurisë ushqimore, ata që përdorin kimikate apo ndryshojnë data e skadencës, do të dënohen nga 3 deri në 25 vjet, nëse ka pasoja në njerëz.

Në ndryshimet e reja përfshihet edhe pengimi apo qarkullimi i mjeteve të transportit, i cili do të sanskionohet me gjobë deri në 3 vjet.

Shpërndaje
Share.

Komento