Skip to content
Kryesore

U konfliktuan me policët në Lungomare, burg për dy vëllezërit

· 1 min lexim

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasit Rudi Pashaj dhe Klaudio Pashaj. Dy vëllezërit, Rudi dhe Klaudio Pashaj, 29 dhe 23 vjeç, u arrestuan pasi goditën punonjësit e policisë gjatë detyrës.

Dy shtetasit e arrestuar, pronarë të subjektit për dhënien me qera të mjeteve elektrike, gjithashtu rezultuan se e ushtronin këtë aktivitet pa licensë, duke zaptuar hapësirën publike.