U kërkoi 500 euro për t’i kaluar drejt vendve të BE, i riu kapet në Korçë me 12 klandestinë brenda “Citroenit”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një i ri nga Tirana është arrestuar në Korçë, pasi po transporte klandestinë.

Në pranga ka rënë 27-vjeçari me iniciale A.Sh.

Ky i fundit u kap në flagrancë, teksa po tentonte të transportonte 12 klandestinë drej Tiranës.

Sipas policisë, i riu u kishte këruar 500 euro klandestinëve, me premtimin se do t’i kalonte drejt vendeve të BE.

Të 12-të klandestinët ishin futur brenda mjetit të tij tip “Citroen”.

Policia ndërkohë është vënë në kërkim të bashkëpunëtorëve të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve kryer në bashkëpunim”.

Për këtë vepër, kodi penal i Shqipërisë parashikon 5 deri në 10 vite burg.

Shpërndaje
Share.

Komento