Ngacmonte fëmijët e mitur në Amerikë nëpërmjet Facebook-ut, arrestohet i riu nga Fieri

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Policinë e Shtetit, ka vënë në pranga një 26-vjeçar nga Fieri.

Ky i fundit akuzohet për pornografi me të mitur.

Githashtu u proceduan në gjendje të lirë edhe dy persona të tjerë.

Sipas policisë këta persona, në periudha të ndryshme kohore, kanë ngacmuar dy fëmijë të mitur 9 dhe 12 vjeç në Amerikë.

Nga këto adresa “Facebook-u”, që i përkisnin të arrestuarit, janë dërguar mesazhe me përmbajtje imazhesh të turpshme dhe të shfrytëzimit të fëmijëve të mitur.

Aktualisht po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Shpërndaje
Share.

Komento