Skip to content
Të Gjitha

U kapën me 8 kg kokainë të pastër, dy shqiptarët bien në pranga

· 1 min lexim

Dy shqiptarë kanë rënë prangat e policisë në Parma të Italisë për trafik droge.

Në pranga kanë rënë Lorand Maçi dhe Eduart Çela.

Policia i gjeti dhe i sekuestroi shqiptarëve rreth 8 kg kokainë të pastër.

Maçi ishte në vëzhgim nga policia, pasi edhe në 2008-ën ishte arrestuar për drogë.

Ai gjithashtu zotëronte një piceri në qytetin e Parmas.

Pasi e ndoqi, policia i gjeti Maçit 8 pako me kokainë, të fshehura në një garazh.

Gjatë operacionit u sekuestruan edhe makinat që përdorieshin për transportin e drogës.

Ndaj shqiptarëve u caktua masa e sigurisë “Arrest me burg” dhe tashmë janë në pritje të datës së gjyqit.