U kap në Morinë me dy pistoleta, zbulohet lidhja e Fjollës me biznesmenin që e shoqëronte (DETAJE)

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këngëtarja Fjolla Morina u arrestua pak ditë më parë në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë zjarri me vete, ndërsa u arrestuan edhe dy personat që e shoqëronin atë, biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi Fitim Muji.

Mirëpo detaje të reja janë zbardhur, sepse mesa duket personat që e shoqëronin Fjollën nuk ishin aq të rastësishëm, të paktën njëri prej tyre jo. Mediat kanë mësuar se biznesmeni Fisnik Syla është i dashuri i këngëtares dhe është pikërisht ai që i ka blerë këngëtares Audin Q7 luksoz.

Kujtojmë se Fisnik Syla është djali i biznesmenit të njohur shqiptar nga Kosova Agim Syla. Ata kanë në Belgjikë një rrjet prej 5 hotelesh, në zonën e Sint-Niklaas, ndërsa vet Fisniku është president i ekipit të futbollit FC Gerda Ëaasland.

Syla është pikërisht personi që e ‘përkëdhel’ me dhurata luksoze këngëtaren. Ndonëse më i ri në moshë, të dy kanë pak kohë që frekuentohen, duke shijuar këtë marrëdhënie mes Belgjikës dhe Prishtinës. Kjo lidhje duket se ka pak kohë që ka nisur, por të dy kanë vendosur ta shijojnë pa fund.

Gjykata e la këngëtaren në masën “Arrest shtëpie”, ndërsa biznesmeni Syla dhe Fitim Muji janë në “Arrest me burg” për një muaj.

Shpërndaje
Share.

Komento