U kap me heroinë dhe kokainë në makinë, pranga 41-vjeçarit në Elbasan

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Elbasanit ka arrestuar një person për shitje narkotikësh..

Në pranga ka rënë një 41-vjeçar me iniciale B.M.

Gjatë kontrollit në makinë e tij, policia gjeti dhe sekuestroi disa doza me heroinë dhe kokainë.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua edhe mjeti me të cilin po lëvizte 41-vjeçari.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje
Share.

Komento