Skip to content
Kryesore

U kap duke përdorur celularin në timon, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

· 1 min lexim

Një 37-vjeçar në Tiranë ka përfunduar në pranga pas një kontrolli nga Policia Rrugore pranë stadiumit “Selman Stermasi”, ku u kap duke përdorur telefonin gjatë drejtimit të makinës.

Pas verifikimeve të mëtejshme rezultoi se ai ishte i kërkuar nga autoritetet spanjolle.

Sipas policisë, N.S. dyshohet të jetë pjesë e një organizate kriminale në Spanjë dhe akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda. Gjykata e Seu de Urgell në Spanjë ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Në kuadër të operacionit “The Wanted”, Policia e Tiranës arrestoi provizorisht 37-vjeçarin, ndërsa Interpol Tirana po vijon bashkëpunimin me homologët në Madrid për procedurat e ekstradimit të tij drejt Spanjës.