Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

U kallëzua për shpërdorim detyre me mikrokreditë, dosja e Sejkos kthehet në SPAK

17:03 10/07/2024
Reading Time: 2 min lexim

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhëruar SPAK-un që të hetojë kallëzimin e bërë kreu i dhomës së përmbaruesve privat Tedi Malaveci ndaj kreut të Bankës së Shqipërisë.

Gjyqtarja Flora Hajredinaj, vendosi të quajë të pavlefshëm vendimin e pushimit nga ana e Prokurorisë së Tiranës dhe ka urdhëruar Prokurorinë e Posaçme që të vijojë hetimet në lidhje me këtë kallëzim.

Mësohet se guvernatori është kallëzuar në vitin 2022 në Prokurorinë e Tiranës  për “shpërdorim detyre” nga Dhoma e Përmbaruesve Privatë, si autor i krijimit të skemave të mashtrimit me mikrokredi. Kallëzimi, është hetuar për dy vjet nga kjo prokurori dhe në fund është kërkuar të pushohet në janar të këtij viti nga prokurorja Ornela Rrumbullaku.

Përmbaruesit kundërshtuan kërkesën për pushim të prokurores  Rrumbullaku duke renditur një numër pretendimesh për veprime që duheshin kryer nga ana e prokurorisë.

Në seancat e gjykimit para gjyqtares Migena Laska është paraqitur vetë kreu i përmbarimit Tedi Malaveci, ku ka munguar guvernatori Sejko dhe prokurorja Rrumbullaku. Ndër pretendimet e shumta të kreut të përmbarimit të renditura në vendimin e Laskës, kryesori është ai që ka të bëjë me ndryshimin e rregullores së bankës qendrore për të favorizuar shoqëritë mikrofinancë.

Sipas këtyre pretendimeve gjykatësja ka vendosur që ta dërgojë çështjen për kompetencë dhe vlerësim në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion. Gjykata e Posaçme këtë të mërkurë, vendosi ta quajë të pavlefshëm pushimin dhe të urdhërojë dërgimin e akteve në SPAK për plotësim hetimesh.

Guvernatorit Sejko tani gjendet përballë dy proceseve paralele penale në SPAK, njërin që e dërgoi prokurori i Tiranës Leonard Filopati disa javë më parë me të njëjtin pretendim moskopetencë dhe tjetri që lidhet me këtë vendim të gjyqtares, Flora Hajredinaj.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: gent sejko

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, opozita zgjedh kandidatin

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, opozita zgjedh kandidatin

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English