Skip to content
Të Gjitha

U infektuan njëra pas tjetrës, 4 nga 16 rastet me koronavirus Shkodër janë në fasoneri

· 1 min lexim

Në 24 orët e fundit në vendin tonë është shënuar numri më i lartë i personave të infektuar me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se ishin plot 16 raste nga 28 testime që janë bërë.

Rastet e mëparshme të konfirmuar me koronavirus kanë infektuar familjarë dhe të afërm të tyre nga kontakti i drejtpërdrejtë që kanë patur.

Edhe në qarkun e Shkodrës ka pasur një rritje të numrit të infektuarve.

Mësohet se 4 nga 16 personat e infektuar në qytetin verior të Shkodrës punojnë në fasoneri.

Mendohet se janë infektuar nga kolegët e tyre të cilët kanë rezultuar pozitivë me kohë ndaj testit të Covid-19.

Rastet e tjera janë në lagje të Shkodrës, dhe nga një rast në fshatin Kukël në Bashkinë e Vaut të Dejës dhe një në bashkinë e Pukës.

Në të gjithë qarkun janë 79 persona aktivë.

Kujtojmë se sot u regjistruan 69 raste pozitive me koronavirus, shifra më e lartë e shënuar ndonjëherë që prej shpërthimit të pandemisë.