U hoqën si policë/ Grabitësit shqyejnë kasafortën e shtëpisë, marrin 300 mijë euro

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmjen e djeshme tre persona të panjohur janë futur në shtëpinë e Taf Shabanit në Fushë-Milot.

Ata kanë grabitur një shumë prej 300 mijë eurosh, shkruan “Faxweb”.

Ata janë paraqitur si policë dhe më pas kanë zbërthyer kasafortën në katin e dytë.

E zonja e shtëpisë ka treguar tmerrin e përjetuar.

“Erdhën të tre dhe më thanë ku e ke djalin. Unë po bëja një byrek. Më thanë jemi nga policia, ka dalë djali prej burgu dhe e ke fut djalin këtu, më tha mua. Ku e ke strehu me than mua. Ku ke armë thonin se ka djali armë. Se di sa lek me ka marr, se dija sa lek kanë qenë i herë. Mori goca policinë. Ata kishin qenë duke vjedh. Sharruan kasafortën. Edhe plaçket e nuses i kanë marrë”, u shpreh e zonja e shtëpisë.

Ndërkohë i zoti i shtëpisë, Taf Shabani, është shprehur, se paratë i kanë mbledhur fëmijët në emigracion.

Shpërndaje
Share.

Komento