Skip to content
Të Gjitha

U hoq si gazetar, ja kush është i riu që i prishi aktivitetin Rudina Hajdarit në Shkodër

· 1 min lexim

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari ishte e pranishëm ditën e sotme në shkollën “Shejnaze Juka” në Shkodër, në kuadër të Ditës Europiane të Gjuhëve të Huaja.

Gjatë takimit u regjistrua edhe një incident me njërin prej të rinjve, që ishin të pranishëm në sallë.

Sipas “Newsbomb”, i riu që debatoi me Hajdarin quhet Fatjon Mani dhe është anëtar i FRPD.

Ky i fundit nuk është pjesë e shkollës, ndërsa hyri brenda duke e hequr veten si gazetar.

Sapo Rudina Hajdari filloi fjalimin, i riu ndërhyri duke e quajtur shtojcë të kryeministrit Edi Rama.

Ndër të tjera ai i tha deputetes, së nëse do ta njihte babanë e saj, nuk do të qëndronte përkrah Ramës.

Hajdari e ruajti qetësinë, ndërsa i dha edhe mikrofonin të riut të irrituar.

Në këtë moment shpërthyen duartrokitjet në sallë.

Ky incident e detyroi Hajdarin të mbyllë para kohe aktivitetin.

Gjithashtu Mani rezulton i proceduar penalisht, për zjarrvënien në shkollën “Shejnaze Juka”, disa ditë përpara zgjedhje të 30 qershorit.