Skip to content
Kryesore

U hodh me kokë nga shkëmbi te ‘Gjiri i Gramës’, plagoset turisti 12-vjeçar

· 1 min lexim

Gjatë ditës së sotme, në Gjirin e Gramës pranë Karaburunit, një i mitur turist i huaj u plagos pasi u hodh nga një shkëmb i lartë në det.

Policia Kufitare e Dhërmiut ndërhyri menjëherë, duke organizuar transportin me mjet lundrues për të dërguar ekipin mjekësor në vendin e ngjarjes.

I mituri, 12 vjeç, me shtetësi të huaj dhe i shoqëruar nga prindërit, kishte pësuar dëmtime në kokë dhe mori ndihmën e parë në vend, përpara se të transportohej në spital për trajtim të mëtejshëm. Sipas policisë, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.