Skip to content
Kronikë

U gjet e mbytur në Vlorë, identifikohet viktima, policia: Vuante nga skleroza

· 1 min lexim

Është identifikuar viktima që u e gjet e mbytur në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë. Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasen me inicialet R. V., 52 vjeçe, banuese në lagjen “24 Maji”, Vlorë. Nga verifikimet e kryera dyshohet se kjo shtetase vuante nga sëmundja e sklerozës.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë sot, për një shtetase që dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, në lagjen “Uji i Ftohtë”, informojmë se nga veprimet e kryera nga grupi hetimor është bërë i mundur identifikimi i shtetases R. V., 52 vjeçe, banuese në lagjen “24 Maji”, Vlorë.
Nga verifikimet e kryera dyshohet se kjo shtetase vuante nga sëmundja e sklerozës.

Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.