U fut për t‘u larë në liqen, mbytet 16 vjeçari në Kukës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në fshatin Bardhoc të Kukësit.Mësohet se një 16-vjeçar është mbytur në një liqen, në vendin e quajtur Hani i Lacit.

Sakaq, bëhet me dije se i mituri është futur për t’u larë në liqen, por nuk ka dalë më.Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Në vendin e quajtur Hani i Lacit në fshatin Bardhoc, duke u larë në liqen, dyshohet se është mbytur shtetasi L.G, rreth 16 vjeç, banues në Bardhoc.

Për gjetjen e 16 vjeçarit, janë angazhuan menjëherë shërbimet e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

Shpërndaje
Share.

Komento