U ekstradua nga Gjermania, gjykata i komunikon masën e sigurisë Arbër Çekajt

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dy ditë më parë u ekstradua nga Gjermania, Arbër Çekaj, pronari i kompanisë “Arbri Garden”, në kontenierët e së cilës u zbuluan 613 kg kokainë të fshehura mes bananeve.

Ndërkohë ditën e sotme, gjykata ka dhënë për të  masën e sigurisë “Arrest me burg”, shkruan “Dosja.al”.

Çekaj u arratis në Gjermani pas zbulimit të sasisë së kokainës në portin e Durrësit, e cila është më e madhja për këtë lloj droge.

Ai kërkoi azil politik në Gjermani, me pretendimin se në Shqipëri i rrezikohej jeta, por kërkesa e tij u refuzua.

Në lidhje me këtë ngjarje, janë arrestuar menaxheri i kompanisë, Donald Lushaj, si dhe shoferi i kamionit Armando Pezaku.

Ky i fundit transportoi kamionin me 180 milion euro kokainë, drejt magazinave të kompanisë në Maminas, ku u zhvillua edhe operacioni i arrestimeve.

Shpërndaje
Share.

Komento