Skip to content
Kronikë

U ekstradua dje nga Parisi nën masa të rrepta, GJKKO jep vendimin për Behar Bajrin

· 1 min lexim

GJKKO ka lënë në  burg Behar Bajrin, i shumëkërkuari që u elstradua ditën e djeshme nga Parisi. Bajri, i cili u shpall në kërkim ndërkombëtar si pasojë e “Metamorfozës” akuzohet për organizimin e vrasjes së Gjin Ndoj, plagosjen e Tauland Pepaj dhe planifikimin e disa atentateve të tjera, bazuar këto në disa biseda të zbardhura nga aplikacioni Sky.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura gjyqtarja Atalanta Zeqiraj pranoi kërkesën e dy prokurorëve Altin Dumani dhe Arben Krajën, që Behar Bajri të vijoj masa shtrënguese arrest në burg.

Bajri po planifikonte të vriste edhe Ibrahim Licin, Dorian Dulin dhe Genc Tafilin.