U dënua me 11 vite burg për abuzim me fondet, pamjet e rralla të lirimit nga burgu të Nexhmije Hoxhës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme u nda nga jeta bashkëshortja e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha, në moshën 99-vjeçare.

Ajo pati një karrierë të gjatë në politikë, duke filluar që nga grupet rinore komuniste e deri në parti.

Dy vjet pas rënies së komunizimit, Nexhmija do të provonte edhe burgun.

Në vitin 1992 ajo arrestohet nën akuzën e abuzimit me fondet dhe u dënuar me 11 vite burg. K

jo ngjarje njihet ndryshe edhe si “gjyqi i kafes”. Megjithatë gruaja e diktatorit do të kryente vetëm 5 vite burg, pasi përfitoi nga amnistitë e shumta dhe ndryshimet në kodin penal.

Në pamjet e mëposhtme të filmuara nga “Associated Press” shihet Nexhmija duke dalë nga burgu, ndërsa tek dera e pret nusja e saj, Liljana Hoxha.

Shpërndaje
Share.

Komento