Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

U dënua me 1 vit burg në mungesë, reagon ish kryebashkiakja e Libohovës

16:33 14/06/2024
Reading Time: 3 min lexim

Luiza Mandi, ish-kryetarja e Bashkisë së Libohovës ka reaguar për herë të parë pas vendimit nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ta shpallur fajtore dhe për ta dënuar me 1 vit burg. Mandi në reagimin e saj shprehet se ndaj saj ka tendencë për ta njollosur dhe se do ta ankimojë vendimin e GJKKO.

Kujtojmë se Mandi u kallëzua në SPAK nga një qytetar, i cili pretendonte se në pronat e familjarëve të tij bashkia po zhvillonte një projekt për zgjerim rruge. “Alba Kosntruksion” ishte firma e cila kishte marrë përsipër zhvillimin e projektit. Personi që ka kryer kallëzimin raportohet se ka komunikuar vetë paraprakisht me kryetaren e bashkisë dhe përgjegjësin e urbanistikës, të cilët i kanë thënë, se sapo të përfundojë projekti do të riparonin dëmet e shkaktuara në tokat e tij. Por nga ana e saj Mandi pretendon se punimet për sistemimin e rrugës zgjatën disa muaj, por në asnjë rast, bashkëpronarët apo paditësi, nuk kanë patur asnjë ankesë për zaptim prone, në Bashkinë Libohovë apo në ndonjë institucion tjetër lokal.

Reagimi i plotë:

Të dashur miq e bashkëqytetarë te mi! Jam njohur nga media për vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku akuzohem për shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për një padi të ngritur kundër meje nga një pronar toke në qytetin e Libohovës.

Nëpërmjet këtij postimi nuk dua të kundërshtoj apo të komentoj vendimin e kësaj gjykate, por si e votuara juaj për dy mandate, kam detyrimin që të ndaj me ju, si para Zotit, të vërtetën e këtij sulmi nga njerëz që duan të njollosin emrin tim. Para jush unë do të jap llogari, njësoj sikur të isha në detyrë.

Gjatë zbatimit të projektit për restaurimin e qendrës së qytetit Libohovë, në vitin 2016, lindi nevoja për zgjerimin e rrugës dytësore, bypass-it të qytetit. Zgjerimi do të “cenonte” edhe pronën në bashkëpronësi nga 10 pronarë, ku vetëm 15.8 metra katror i takonin paditësit.

Duke qenë një sipërfaqe kaq e vogël, asnjëri nga bashkëpronarët, përfshi edhe paditësin, nuk kërkuan asnjë dëmshpërblim për këtë, por vetëm disa punime sistemimi në bahçen e shtëpisë së tyre, të cilat ju plotësuan. Punimet për sistemimin e rrugës zgjatën disa muaj, por në asnjë rast, bashkëpronarët apo paditësi, nuk kanë patur asnjë ankesë për zaptim prone, në Bashkinë Libohovë apo në ndonjë institucion tjetër lokal. Vlera totale e pronës, sipas vlerësimit, qenkërka 3 milionë e 600 mijë lekë (të vjetra) dhe vlera që paditësit “i takon” është 360 mijë lekë (të vjetra).

Të dashur bashkëqytetarë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për këtë “dëm” që i kam shkaktuar këtij qytetari, e ka klasifikuar “shpërdorim detyre” dhe kërkon të më dënojë me 8 muaj heqje lirie!

Ndihem krenare për punët e mira që kam bërë gjatë ushtrimit të detyrës sime si kryetare e bashkisë, por këtë krenari dhe emrin tim që dikush është i interesuar për ta goditur dhe njollosur, do ta ruaj me të gjitha mjetet ligjore, në çdo shkallë të gjyqësorit!

Etiketa: Luiza Mandi

Të tjera

Bllokohet aplikimi për kredi të buta: e-Albania jashtë funksionit, qytetarët rrezikojnë të humbasin afatin dhe të drejtën e strehimit
Aktualitet

Bllokohet aplikimi për kredi të buta: e-Albania jashtë funksionit, qytetarët rrezikojnë të humbasin afatin dhe të drejtën e strehimit

Bashkia e Tiranës ka hapur procedurat për aplikimet për kredi të buta, por në praktikë procesi është bllokuar për shkak...

11:00 24/04/2026
Humbja e Rexhep Qosjes, Kosova shpall ditë zie shtetërore të premten
Aktualitet

Humbja e Rexhep Qosjes, Kosova shpall ditë zie shtetërore të premten

Kosova ka shpallur të premten, 24 prill, Ditë zie shtetërore në nderim të akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda...

16:08 23/04/2026
Para
Të detyruar të punojnë në Shqipëri, studentët e Mjekësisë çojnë shtetin në Strasburg

Të detyruar të punojnë në Shqipëri, studentët e Mjekësisë çojnë shtetin në Strasburg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Bllokohet aplikimi për kredi të buta: e-Albania jashtë funksionit, qytetarët rrezikojnë të humbasin afatin dhe të drejtën e strehimit

Bllokohet aplikimi për kredi të buta: e-Albania jashtë funksionit, qytetarët rrezikojnë të humbasin afatin dhe të drejtën e strehimit

11:00 24/04/2026
Humbja e Rexhep Qosjes, Kosova shpall ditë zie shtetërore të premten

Humbja e Rexhep Qosjes, Kosova shpall ditë zie shtetërore të premten

16:08 23/04/2026
BKH zbarkon te kompania “Gogel” e Arbi Veliajt, sekuestrohen kontrata dhe dokumente

BKH zbarkon te kompania “Gogel” e Arbi Veliajt, sekuestrohen kontrata dhe dokumente

12:59 23/04/2026
Ç’mësuam të re për ‘folenë e peshkaqenëve” në AKSH

Ç’mësuam të re për ‘folenë e peshkaqenëve” në AKSH

11:50 23/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.