Skip to content
Kryesore

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

· 1 min lexim

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja, e cila kishte njoftuar policinë për mungesën e kontakteve.

Trupi i të moshuarit u gjet në një zonë me toka bujqësore pranë fshatit, ku dyshohet se kishte dalë për të mbledhur kërmij.

Sipas burimeve, L.G kishte qenë në gjendje të rënduar psikologjike kohët e fundit, pas vdekjes së djalit të tij, dhe mendohet se kishte filluar të konsumonte alkool.

Autoritetet kanë nisur hetimet dhe trupi i pajetë është dërguar në morg për ekspertizën mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.