IKMT ka shembur ditën e sotme dy banesa në zonën e Kamzës.
Godinat u shpallën të pabanueshme pas tërmetit të 26 nëntorit.
Shembja e tyre u bë me lëndë eksplozive.
Grupet e ekspertimit ndërkohë janë, duke bërë vlerësime edhe për objekte të tjera në zonë.
Tërmeti i 26 nëntorit la pas 51 viktima dhe qindra të plagosur.
Gjithashtu shumë banesa rezultuan të pabanueshme, duke bërë që mijëra persona të mbesin pa çati mbi kokë.
Prokuroria ndërkohë ka nisur punën për të çuar para drejtësisë përgjegjësit njerëzorë.