Skip to content
Të Gjitha

U dëmtua përballë Lazios, Ronaldo nuk braktis Portugalinë për ndeshjet e nëntorit

· 1 min lexim

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo nuk po kalon një periudhë të mirë fizike pasi rezultoi tri herë pozitiv me Covid-19.

Sapo u negativizua, ai u rikthye në fushë me Juventusin për ndeshjet e ekipit italian por në ndeshjen e ditës së djeshme përballë Lazios, ylli i juventinëve u largua para mbarimit të 90 minutave të plota pasi u  dëmtua në kyç.

Sipas raportimit të “Il Corriere dello Sport” sulmuesi portugez do t’i bashkohet Kombëtares së tij për ndeshjet e nëntorit që priten të jenë të vështira dhe shumë të rëndësishme. Portugalia do të përballet me Andorrën në një ndeshje miqësore dhe me Kroacinë dhe Francën për ndeshjet e kualifikueseve të Ligës së Kombeve.

Gjatë grumbullimit me kombëtaren Ronaldo do t’i nënshtrohet dhe testeve për të kontrolluar gjendjen e tij, për të mos rrezikuar më shumë dhe deri më tani mendohet se Cristiano mund të luajë në të tre sfidat, por më shumë pritet të mësojmë pas vizitave mjekësore.