Skip to content
Aktualitet

Humbi gishtat gjatë protestës, Rama dekoron policen Ina Nuka dhe i puth dorën

· 1 min lexim

Pak orë më parë presidenti Meta mbajti një konferencë për mediat, ku përveçse ka folur në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit, ai kritikoi ashpër kryeministrin Rama dhe ambasadorët.

Ai u shpreh se Shqipëria po bëhet gazi i botës nga gjërat që po ndodhin.

E ndërsa Meta ka qenë në konferencë përballë shumë gazetarëve, kryeministri Rama ka dekoruar policen Ina Nuka. Efektivja e policisë u dëmtua në një nga protestat e opozitës, ku humbi tre gishta nga një kapsollë e cila i plasi në dorë.

Dekorimi u bë në ambientet e Ministrisë së Brendshme, gjatë një takimi të kryeministrit me drejtuesit e Policisë së Shtetit.

Gjatë ceremonisë ku efektivja u dekorua me medaljen “Ylli i Mirënjohjes”, Rama i puthi dorën.