Këtë të martë gjykata ka dhënë vendimin mbi masën e sigurisë për të arrestuararit të cilëveiu kapën 522 mijë euro të fshehura në tavanin e një autobusit. Ngjarja ndodhi në portin e Durrësit dhe sipas autoriteteve ishte si rezultat i një hetimi paraprak.
Mësohet se Gjykata caktoi masën “Arrest me burg” për shoferin Elidon Çela dhe “Detyrim paraqitjeje për dy ndihmësit e tij Dritan Kamberin dhe Anold Cankja.
Kujtojmë se operacioni u krye nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe autoritetet doganore në portin e Durrësit.
Gjatë aksionit arritën të sekuestroheshin një sasi e madhe parash prej 522 000 euro të cilat nuk ishin deklaruar nga shoferi i autobusit dhe disa produkte të kontrabanduara të cilat u sekuestruan nga autoritetet. Paratë ishin të ndara në pako dhe ishin fshehur në tavanin e autobusit. Për këto para Elidon Çela dëshmoi para prokurorëve se nuk vijnë nga ndonjë veprimtari e paligjshme, por vijnë si pasojë e biznesit dhe kursimeve familjare. Madje ai shkoi më tej duke thënë se është i gatshëm të paraqesë fatura për të mbrojtur alibinë e tij. Por mesa duket kjo nuk i ka bindur togat e zeza të cilat e kanë lënë në burg shoferin e autobusit Elidon Çela.