U arrestua pasi i kërkoi favore seksuale studentes, lirohet pedagogu i Elbasanit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pedagogu i Elbasanit, Denis Himçi ka lënë qelinë.

Prokuroria ka pushuar çështjen me pretendimin, se Himçi nuk ka kryer vepër penale.

Dens Himçi u arrestua pas publikimit të një videoje, ku i kërkonte favore seksuale një studenteje.

Njëkohësisht ai i premtonte edhe dhurata të shtrenjta.

Në këtë ngjarje u përfshinë edhe pedagogë të tjerë të universitetit, ku do të ndërhynte Himçi në mënyrë që t’i jepnin notë kaluese studentes, në këmbim të dhuratave.

Ndaj pedagogëve ka nisur hetim nga ana e Prokurorisë.

Universiteti i Elbasanit vendosi të pezullojë nga detyra pedagogun, deri në sqarimin e plotë të ngjarjes.

Shpërndaje
Share.

Komento