Listoi shkeljet e Metës, Tedi Blushi i kundërpërgjigjet Ballës: Presion ndaj Prokurorisë për hetimin ndaj Dvoranit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, në një deklaratë për mediat, bëri me dije hapat e radhës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Balla tha se 55 deputetë i janë drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, për të nisur procedurat për shkarkim, pas shkeljeve të fundit të konstatuara.

Sipas Ballës, me dekretimin e Marsida Xhaferllarit, si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, Meta bëri të njëjtën gjë, si me shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, i kërkoi Komisionit për shkarkimin e Metës, që të marrë parasysh edhe shkeljet e fundit në raportin përfundimtar.

Njëkohësisht Balla e cilësoi ish-kryeministrin Sali Berisha, një gomone të shpuar, nëpërmjet të cilës Meta pretendon se shpëtoi.

Deklaratës së Ballës i është përgjigjur zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi.

Ky i fundit i ka cilësuar fjalët e Ballës, si një presion ndaj prokurorisë, për të mos vepruar, pas padisë ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani.

Postimi i Blushit

“Deklaratat e shëmtuara dhe të dënueshme të z.Balla janë presione të dhunshme dhe të qarta politike ndaj organit të akuzës, për të mos vepruar menjëherë ndaj kallëzimit penal të depozituar dje nga Presidenti i Republikës ndaj z.Ardian Dvorani, besnikut të partisë dhe dhunuesit të vetëdijshëm të ligjit dhe Kushtetutës. Presidenti Meta ka qenë shumë i qartë dhe KA PARALAJMËRUAR PRERË se në të ardhmen NUK DO TË TOLEROJË MË, as shkeljen më të vogël të procedurave, që synon kapjen mafioze të Reformës në Drejtësi, që tani ndodhet para një momenti historik për të dëshmuar integritetin dhe vërtetësinë e saj! Për këdo që nuk e ka kuptuar qartë, PARALAJMËRIMI ËSHTË I PRERË: LARG DUART NGA GJYKATA KUSHTETUESE! TE GJYKATA KUSHTETUESE VIJA ËSHTË E KUQE, DHE ËSHTË E KUQE FLAKË!”

Shpërndaje
Share.

Komento

WhatsApp chat