U arrestua në Rinas dhe u dërgua në burg me foshnjën, pamjet nga dhoma ku mbahet 34-vjeçarja

Janë publikuar pamjet nga dhoma e burgut të Pojskës, ku po mbahet një 34-vjeçare së bashku me foshnjën e saj vetëm 7 muajshe.
E reja, nënë e tre fëmijëve të mitur, u arrestua menjëherë pasi mbërriti në Aeroportin e Rinasit dhe më pas u dërgua në institucionin e vuajtjes së dënimit në Pojskë. Ajo ishte denoncuar nga vjehrri i saj për dhunë në familje.
Në pamjet e publikuara shihet dhoma ku 34-vjeçarja po qëndron së bashku me foshnjën, ndërsa rasti ka shkaktuar reagime për shkak të pranisë së fëmijës së mitur në ambientet e burgut.
Presidentj Begaj është interesuar pranë organeve ligjzbatuese për situatën e 34-vjeçares duke kërkuar informacione nëse e reja përfiton nga amnistia. Në rast se ajo nuk përfshihet në kategoritë përfituese, ai ka kërkuar që Ministria e Drejtësisë të paraqesë një propozim zyrtar për amnisti personale.
Kërkesa është bërë duke marrë parasysh faktin se 34-vjeçarja është nënë e tre fëmijëve të mitur, njëri prej të cilëve është i sëmurë, ndërsa foshnjën 7 muajshe e ka aktualisht me vete në burgun e Pojskës.