Agim Kajmaku, ish kryebashkiaku i Vorës ka zgjidhur problemet me drejtësinë shqiptare, por tashmë sapo i ka hapur ato me drejtësinë italiane.

Ai u zgjodh kryebashkiak në zgjedhjet locale të vitit 2017, ku opozita nuk mori pjesë, por nuk e gëzoi për shumë kohë atë mandate.

Partia Demokratike i zbuloi atij një dënim të padeklaruar në Greqi për falsifikim parash, të cilin duhet ta kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shkarkoi nga detyra dhe menjëherë Policia e shpalli në kërkim.

Ndërkohë ditën që u shkarkua nga KQZ-ja ai firmosi shkarkimin nga detyra të dy nënkryetarëve të bashkisë, firmë e cila i rëndoi pozitën, pasi u akuzua edhe për përdorim të postit pas lirimi