U arratisën pasi familja refuzoi martesën e tyre. Pranga 20 vjeçarit, dhunoi bashkëshorten

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një shqiptar është arrestuar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Bëhet fjalë për një 20 vjeçarin Mario.T., i cili ka rrahur barbarisht gruan e tij 21 vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në Belgjikë, ku çifti ka kërkuar edhe azil.

Ndaj tij është kërkuar një dënim prej 2 vitesh burg dhe një gjobë 1600 euro.

Mediat belge bëjnë me dije se kjo nuk është hera e parë që ai dhunon të shoqen, pasi ka ndodhur disa herë në të shkuarën.

Ajo që shkaktoi habinë e të gjithve është historia e tyre e dashurisë.

Avokatja e Marios thotë se ata të dy u arratisën nga Shqipëria në gusht të vitit të shkuar.

Kjo pasi familja refuzonte martesën e tyre.

Natyrisht Romeo nuk e rreh gruan e tij,” tha avokatja. “Por ata janë shumë të dashuruar dhe duan të vazhdojnë së bashku”.

Vendimi për 21 vjeçarin do jepet më 20 janar.

 

Shpërndaje
Share.

Komento