- Reklamë -spot_img
27.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetU anullua për shkak të kërcënimeve ndaj arbitrave! FSHF merr vendimin për...

U anullua për shkak të kërcënimeve ndaj arbitrave! FSHF merr vendimin për ndeshjen Kastrioti-Bylis

- Reklamë -spot_img

Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë vendimin në idhje me ndeshjen e anullur midis ekipit të Kastriotit dhe Bylisit.  FSHF dëshiron të informojë komunitetin e futbollit dhe opinionin publik se ndeshja Kastrioti-Bylis, e vlefshme për javën e 28-të të Abissnet Superiore, e planifikuar për tu zhvilluar më datë 9 prill 2023, do të zhvillohet të mërkurën e datës 19 prill në stadiumin Elbasan Arena duke filluar nga ora 15:00.   FSHF është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet ligjzbatuese për zbardhjen e ngjarjes së rëndë të ndodhur me zyrtarët e ndeshjes. Hetimet janë duke vazhduar dhe në të njëjtën kohë presim që gjithҫka të sqarohet sa më parë në mënyrë që gara të vazhdojë normalisht deri në fund.

Klubi Kastrioti do t’i luajë të gjitha ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit në stadiumin “Elbasan Arena” për shkak se Policia e Shtetit nuk merr përsipër garantimin e sigurisë në stadiumin “Kamza”.

Theksojmë se arsyeja masës drastike sipas FSHF-së ka ardhur pasi arbitrat e ndeshjes janë kërcënuar me jetë.  Asnjë nga gjyqtarët nuk ka pranuar të marrë përsipër organizimin e ndeshjes dhe për pasojë është zbuluar edhe situata e rëndë. Për këtë çështje janë vënë në dijeni edhe organet kompetente të cilat po hetojnë atë që ka ndodhur.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj

Shkarko Snapfood dhe fito 10% ulje në porosinë e parë