U akuzua nga Rama për lidhje me bandat, KLP nis hetimin ndaj prokurorit të Durrësit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas akuzave nga kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri Erion Braçe, KLP ka nisur hetimet për prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoji.

Ky i fundit caktoi urdhër-arrestin për Liridon Pulën, ish-kreun e Kadastrës së Durrësit, me akuzën për “shpërdorim detyre”, shkruan “Dosja.al”.

Pas këtij veprimi, Rama dhe Braçe e akuzuan Ndojin se po vepron jashtë ligjit.

Shefi i qeverisë deklaroi nga foltorja e kuvendit, se Ndoji është i lidhur me grupet kriminale në Durrës dhe se nuk do t’i shpëtojë drejtësisë.

Ndërsa Braçe nga ana tjetër e akuzoi prokurorin, se gënjeu në gjykatë për personin që ka paditur Liridon Pulën.

Sipas Braçes, kallëzuesi është anonim dhe në padinë e tij nuk përmendet në asnjë rresht emri i Liridon Pulës.

Pak ditë më parë Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Pulën.

Vendi i tij në krye të Kadastrës së Durrësit është marrë nga Arjan Çengu.

Shpërndaje
Share.

Komento