Kamerat fiksuan një mashkull me kostum sportiv, dalin detajet nga djegia e makinës së avokatit në Tiranë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmjen e djeshme janë djegur dy automjete në zonën e “Vasil Shantos” në kryeqytet.

Sipas “Balkanweb”, njëra prej makinave i përket avokatit Loren Liço.

Mësohet se makina e djegur, përdorej nga nëna e tij, Arjana, e cila është gjyqtare në Gjykatën e Tiranës.

Të dy makinat e djegura, “Volkswagen6” dhe “Volkswagen Pasat”, ndodheshin të parkuara te oborri i pallatit.

Kamerat e sigurisë ndërkohë kanë fiksuar një mashkull me kostum sportiv të bardhë, i cili i afrohet mjetit të Liços, e spërkat dhe pasi i vë zjarrin largohet me shpejtësi.

Sapo panë flakët, kalimtarët ndërhynë menjëherë, duke bërë të mundur fikjen e tyre.

Në vendngjarje u gjet një shishe plastike gjysmë e djegur, e cila u përdor nga autori për të spërkatur makinat.

Shpërndaje
Share.

Komento