Skip to content
Kryesore

Tymi “pushton” qytetin e Vlorës, zjarri në fushën e mbetjeve ende aktivë

· 1 min lexim

Një vatër zjarri në Vlorë në fushën e mbetjeve vijon të jetë ende aktive, ku dyshohet se ka qenë një zjarrvënie e qëllimshme. Gjithashtu tymi i madh është përhapur në të gjithë qytetin si pasojë e djegies së mbetjeve.

Duke filluar që nga mbasditja e djeshme flakët kanë vijuar për gjatë gjithë natës, duke u favorizuar edhe nga era e fortë.  Ndërkohë ende nuk është bërë shuarja e zjarrit sot pritet që të mbërrijnë forca ushtarake për të ndërhyrë me mjetet e tyre për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve.